Tronditet klubi i Bundesligës, 30-vjeçari rezulton me sëmundje të keqe

by admin
Spread the love

Stefan Lainer është pjesë e M’Gladbach prej verës së vitit 2019, kur u transferua nga Salzburgu tek ekipi i Bundesligës për 13 milionë euro.

Anësori i djathtë, i cili është pjesë e kombëtares së Austrisë (38 ndeshje dhe 2 gola), është diagnostikuar me sëmundje të keqe në nyjet limfatike.

30-vjeçari ka marrë lajmin tronditës gjatë analizave mjekësore. Dhe do i duhet të qëndrojë disa muaj jashtë fushave.

Lainer do të nisë terapi intensive. Për fatin e mirë, mjekët e klubit gjerman theksuan se sëmundja është zbuluar shumë herët. Dhe lojtari pritet të kalojë me sukses momentin e vështirë.

Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që Stefan të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm mjekësor. 

I urojmë atij dhe familjes së tij shumë forcë dhe optimizëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje”, tha Roland Virkus, drejtori sportiv i M’Gladbach.


Top Channel

You may also like