Tronditet futbolli Italian! Zaniolo dhe Tonali përjashtohen nga grumbullimi i kombëtares

by admin
Spread the love

Tronditet sërish futbolli Italian, personazhi i botës së showbizit Italian, Fabrizio Corona ka denoncuar emrat e disa futbollistëve të kombëtares italiane si të përfshirë në vënie bastesh.

Deri më tani zyrtarisht kanë filluar hetimet për tre lojtarë, Nikolo Fagioli i Juventusit, Alesandro Tonalit, ish-lojtari i Milanit sot pjesë e Tottenham dhe Nikoli Zaniolo ish-lojtar i Romës dhe sot Gallatasarit.

Dyshimet për ta lidhen me vënie bastesgh në platforma të ndryshme ilegale por që për momentin nuk flitet për prëfshirje të tyre në ndeshjet e klubeve të tyre apo ish-klubeve të tyre. Ditën e shtunë Korona ka zbuluar edhe një emër të katërt që është lojtari I përfaqësueses polake dhe I skuadrës së Romës, Nicola Zalewski.

Pavatrësisht se nuk bëhet fjalë për përfshirje të tyre në shitje ndeshjesh, në rregulloren e federatës italine të futbollit thuhet se asnjë hallkë e shoqatave apo kklubeve, trajenr, drejtues, lojtarë apo pjesë e stafit nuk është e lejuar që të vendosë baste futbolli, ndërkohë për sporte të tjera nuk është e specifikuar. Penalitetet për verifikimin e një gjëje të tillë është një përjashtim jo më pak se 3 vjet dhe 25.000 euro gjobë.

Këto hetime kanë sjellë është largimin e menjëhershëm të Tonalit dhe Zaniolos nga grumbullimi i kombëtares, ndërkohë që Italia do të zhvillojë sot ndeshjen e radhës me Maltën.


Top Channel

You may also like