Tronditet Bajerni, ylli i kampionëve të Gjermanisë arrin akordin me Realin e Madridit

by admin
Spread the love

Raportimet nga Franca kanë sjellë “tërmet” në Mynih, e cila ka të bëjë me Alfonso Dejvis. Mbrojtësi 23-vjeçar, sipas “SPORTS ZONE”, i ka thënë “po” propozimit të Real Madrid. Nuk jepen detaje shtesë rreth pagës.

Dejvis ka kontratë me kampionët e Bundesligës deri në vitit 2025, por pas shkarkimit të Hasan Salihamixhiç duket se ndryshojë edhe qëndrimi i lojtarit me tipare defensive.

Pas Robert Levandovskit, një tjetër “protagonist” me nota negative po shfaqet në Mynih. Presidenti Hainer dhe Dresen e ka thënë fjalën e tyre kur është prekur e ardhmja e Alfonsos në Mynih, vijim bashkëpunimi dhe rinovim.

Largimi i mundshëm i amerikano-qendrorit do linte hendek të thellë në linjën e majtë të mbrojtjes në planet e Tomas Tuhel.

Reagimi i palës gjermane ka munguar, po nëse këto zëra do të shtohen, me siguri “sanksionimi” kundrejt “raketës” kanadeze nuk do te jetë i pakët, aq me tepër kur edhe në rregulloren e FIFA-s përcaktohet se çdo klub ka të drejtë të nisë kontaktet me lojtarët e skuadrave të tjera vetëm gjatë 6 muajve të fundit nga përfundimi i kontratës.

PANORAMASPORT.AL

You may also like