Tronditë nëna e Jerome Boatengut, akuzon futbollistin për abuzim me femra

by admin
Spread the love

Nëna e mbrojtësi të njohur, Jerome Boateng, i ka dërguar një email një avokati nga Berlini pas tragjedisë që goditi Gjermaninë tre vjet më parë.

Kjo email ka rënë në dorë gazetës së njohur gjermane Spiegel.

Në këtë email, nëna e tij e akuzon djalin e saj për abuzim me femra dhe zbuloi gjëra tronditëse.

“Për vite me radhë djali im ka abuzuar me femrat mendërisht dhe fizikisht. Tani Kasia Lenhardt ka kryer vetëvrasje dhe ende nuk dëshiron të pranojë pasojat e sjelljes së tij”,– i shkruante nëna e Boateng avokatit.

Kujtojmë se Jerome Boateng u përball me një tragjedi të madhe në fillim të vitit 2021 kur, vetëm pak ditë pas ndarjes, ish e dashura e tij Kasia Lenhardt kreu vetëvrasje.

Pak para vdekjes së saj, një avokat i paidentifikuar tha për “Der Spiegel”, Lenhardt donte të paraqiste një ankesë kundër Boateng për dhunë gjinore.

You may also like