Trofeu i parë si kapiten, Lautaro: Të mbrojmë fronin, për rinovimin do të flasim

by admin
Spread the love

Lautaro Martinez ka shansin të ngrejë sot trofeun e tij të parë si kapiten i Interit. Argjentinasi ka qenë vendimtar në ecurinë e deritanishme të sezonit zikaltër dhe do të synojë të jetë i tillë edhe në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Napolit. I pranishëm në konferencën për shtyp krah trajnerit Inzagi, kapiteni kërkoi përqendrimin absolut te mbrëmja e sotme, duke u përpjekur të lërë mënjanë Juventusin dhe garën për titull.

Në derbi, kundër Napolit dhe kundër Lacios fituat pa golin tuaj. A tregon se ju mund të fitoni si ekip dhe të shënoni kundër të gjithëve?

Gjithmonë them se nuk është e rëndësishme kush shënon, por zhvillimi i një ndeshjeje si ajo e herës së fundit, e cila ishte e shkëlqyer nga të gjithë. E rëndësishme është të vazhdojmë në rrugën që jemi me trajnerin, një rrugë e nivelit të lartë. Kemi një ndeshje të rëndësishme për të luajtur kundër një kundërshtari të denjë, duhet të rikuperojmë energjitë dhe të luajmë një ndeshje të madhe.

Çalha ka thënë se është ndër 5 regjisorët më të mirë në botë. A është e njëjta gjë për ju?

Unë përpiqem të punoj çdo ditë për t’u përmirësuar, për të ndihmuar shokët e mi, për të bërë tifozët të lumtur, për të arritur qëllime me këtë klub të madh. Ndihem në një nivel të lartë, jam duke punuar shumë, por nuk më takon mua të them se në çfarë niveli jam.

Cili mund të jetë rreziku tani?

Ne duhet të mendojmë gjithmonë për ndeshjen që kemi përpara. Nga këtu deri në fund do të jetë e vështirë sepse kemi ndeshje të rëndësishme përpara, por të gjithë jemi gati. Jemi një grup i bashkuar që ndihemi mirë dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë në fushë kur hyjnë.

Inzagi tha që po argëtoheshit. Çfarë do të thotë për ju?

Kjo fjalë është sigurisht e bukur sepse është ajo që kemi bërë si fëmijë kur kemi luajtur futboll. Të gjithë po shkojmë në të njëjtin drejtim, rezultatet po vijnë dhe është nxitje për të vazhduar kështu.

A po mendoni për Juventusin?

Për çfarë? Oh, Juventus? Jo, jo unë. Unë jam duke menduar për ndeshjen tonë nesër (sot). Për ne, trofeu për të cilin do të luajmë është shumë i rëndësishëm sepse është një nga objektivat e sezonit tonë. Ne duhet të rikuperojmë energjitë dhe të mendojmë vetëm për Napolin.

Superkupa, më pas ktheheni në Itali dhe firmosni rinovimin?

Nuk e di. Ne jemi duke punuar me klubin. Jam i lumtur këtu, jam i fokusuar. Jam duke menduar këtë dhe pastaj të shkoj te fëmijët e mi.

Flitet për performancën e lojtarëve përkrah jush. A ka ndryshuar mënyra se si luani me Turamin këtë vit?

Unë gjithmonë përpiqem, jo vetëm me të, por me të gjithë ata që luajnë përkrah meje, të shoh lëvizjen apo punën që bëjnë për të mos bërë të njëjtën gjë. Kam gjetur gjithmonë sulmues të nivelit të lartë këtu tek Interi dhe gjithmonë përpiqem të mësoj po ashtu prej tyre.

Çfarë do të thotë të fitosh Superkupën pas asaj të vitit të kaluar?

Do të jetë shumë e rëndësishme sepse ne jemi kampionët në fuqi të kësaj Superkupe, e kemi fituar prej dy vitesh dhe sigurisht që kemi një dëshirë të madhe ta sjellim sërish në shtëpi sepse siç thashë është një nga objektivat tanë.

NISLI GJINI-PANORAMASPORT.AL

You may also like