Trezeguet: I gatshëm të kthehem tek Juventusi, do të isha i dobishëm

by admin
Spread the love

Pas 12 vitesh në drejtim, Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli u largua zyrtarisht nga “Zonja e Vjetër”. Bashkë me të dhanë dorëheqjen drejtuesit e tjerë, mes tyre Maurizio Arrivabene dhe zv. Presidenti Pavel Nedved.

Teksa në këtë periudhë klubi i është besuar Gianluca Ferreros, legjenda David Trezeguet është i gatshëm të ndihmojë “Zonjën e Vjetër” me një rol në ekip. Ish-sulmuesi argjentinas, dha një intervistë për italianen “Gazzetta dello Sport” dhe komentoi rreth situatës tek Juventusi.

“Unë do të jem gjithmonë aty për bardhezinjtë. Nëse më thërrasin, do të kthehem dhe mund të jem i dobishëm. Mendoj se ish-lojtarët duhet të kenë një rol të rëndësishëm në skuadër pas kësaj situate.” – tha legjenda e Juventusit.

“John Elkannit do të duhet t’i jepet kohë për të menaxhuar situatën që ndodhet klubi. Megjithatë Andrea Agnelli bëri një punë të jashtëzakonshme për 12 vite. Bëri një punë të shkëlqyer me stadiumin, qendrën sportive, ekipin e dytë dhe rezultatet e aritura” – përfundoi David Trezeguet. /oversport.tv

Foto: David Trezeguet, Facebook

You may also like