Tregtarët po e shfrytëzojnë budallëkun dhe deklaratat e pamatura të qeveritarëve

by admin
Spread the love

Nuk ka asnjë faktor përcaktues që çmimet të fluturojnë kaq shumë në Kosovë.

Fatkeqësisht, tregtarët po e shfrytëzojnë budallëkun e politikës dhe të deklaratave totalisht të pamatura të qeveritarëve.

Del kryeministri pa pikë logjike ban ndërlidhjen e rritjes së çmimeve në Kosovë direkt me luftën në Ukrainë. Bile shkon edhe më tutje duke thënë që ky është çmimi i ruajtjes së lirisë.

Deklarata kaq absurde, kaq të pamatura nuk kam dëgjua deri sot nga ndonjë kryeministër diku.

Tregtarët mezi nuk presin me shfrytëzuar mundësi të tilla, ndërsa masat popullore vërtetë besojnë në ato fjalë që dëgjojnë nga liderët e tyre politik dhe vrapojnë për të blerë mallra si rezervë. Kjo qasje e çmend tregun edhe qytetarin.

Qeveritarë totalisht të papërgjegjshëm përballë ekonomisë.

Kjo qasje duke manipuluar opinionin publik me deklarata të pamatura (me ose pa qëllim, ose për budallallëk), është duke shkatërruar mirëqenien e qytetarëve, është duke ua trasuar rrugën oligarkëve për të vjelur çdo cent në xhepin e qytetarëve të varfër të vendit.

Majtistët kameleonë!

You may also like