Tre sjelljet e Karsdorp, që tërbuan Mourinhon dhe e detyruan ta akuzojë publikisht

by admin
Spread the love

“Njëri prej lojtarëve, tradhtoi skuadrën me sjelljen aspak profesionale në fushë. Ia kam thënë në sy dhe në janar do të duhet të gjejë një skuadër tjetër”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes që Roma barazoi në tranfertë ndaj Sassuolos.

Duke analizuar sfidën me detaje, mediat italiane kanë evidentuar tre momente të Karspdorp, të cilat Mourinho jo vetëm nuk i ka honepsur, por edhe i ka cilësuar plotësisht jo profesionale.

Momenti i parë është kur futbollisti thirret për të hyrë në fushë dhe bëhet gati shumë ngadalë. Një nga ndihmësit e Mourinhos i bën shenjë të nxitojë, por Karsdorp nuk e merr seriozisht dhe vetë Mourinho detyrohet ta këshillojë ndërkohë që holandezi rregullonte uniformën.

Më pas, në momentin e golit të Abraham, e gjithë skuadra, përfshi edhe lojtarët e stolit, nisën të festojnë në anën e fushës, ndërsa Karsdorp shkoi t’i hakërrehej Cristantes, i cili preferoi një pasim në krah për Mancinin dhe injoroi inkursionin e holandezit brenda zonës.

Zhvillimi i aksionit i dha të drejtë Cristantes, por Karsdorp shkoi t’i kërkojë llogari se pse nuk u shërbye dhe vetëm kur përfundoi festa e golit, shkoi për t’i dhënë dorën sulmuesit anglez të verdhekuqve.

Në fund edhe goli i barazimit, që erdhi pikërisht me një vertikalizim për Laurentie në krah, aty ku Karsdorp ishte vendosur keq dhe nuk arriti të mbyllë francezin, i cili më pas shërbeu për Pinamontin, që dërgoi topin në rrjetë.

Pikërisht këto tre momente, por edhe episode të tjera në ndeshjet e kaluara, kanë bindur Mourinhon të heqë dorë njëherë e mirë nga mbrojtësi holandez, që në muajin janar do të duhet të gjejë një tjetër ekip për të vijuar karrierën.


Top Channel

You may also like