Tre penallti dhe dy të kuq, AF Elbasani siguron një fitore drithëruese

by admin
Spread the love

AF Elbasani ia del të sigurojë fitoren e parë sezonale në minutën e nëntë shtesë. Verdheblutë mposhtën 3-2 Vorën në javën e dytë të Kategorisë së Parë.

Takim që prodhoi emocione, teksa të dyja skuadrat e mbyllën me nga dhjetë futbollistë. Të parët kaluan në avantazh miqtë falë golit të Eridon Qardakut, por skuadra e Nevil Dedes reagoi dhe përmbysi rezultatin në fundin e pjesës së parë.

Fale penalltisë së Bruno Telushit dhe realizimit të Arsen Lleshi. Qardaku shënoi sërish pas një ore lojë, me penallti.

Më pas radha e kartonëve të kuq. Armando Rami la vendasit me një lojtar më pak, ndërkohë që forcat u barazuan pesë minuta më vonë. Pas të kuqit të Orjan Xhemalajt.

AF Elbasani fitoi një tjetër penallti në sekondat e fundit, të cilën e ktheu në gol Abaz Karakaçi, duke ndezur festën e “Tigrave” në shkallët e stadiumit.


Top Channel

You may also like