Travis Barker shkoi te varri i Robert Kardashian Sr. për t’i kërkuar leje për t’u martuar me vajzën e tij, Kourtney Kardashian

by admin
Spread the love

Travis Barker u sigurua që të dy prindërit e Kourtney Kardashian të dinin për planet e tij për t’i propozuar themelueses së “Poosh” në fund të vitit të kaluar.

Gjatë episodit të së enjtes të serialit “The Kardashians” në Hulu, fansat panë më shumë nga momenti kur Travis telefonoi Kris Jenner duke kërkuar leje për t’u martuar me vajzën e saj.

Ndërsa rrëfente telefonatën emocionale me vajzën tjetër, Kim Kardashian përpara debutimit të saj në “Saturday Night Live”, Kris zbuloi se Travis kishte bërë gjithçka për të kërkuar bekimin e tij edhe nga babait të ndjerë të Kourtney dhe Kim, Robert Kardashian Sr, shkruan People.


“Ai kërkoi dorën e saj për martesë, dhe unë dua të qaj tani”, tha Kris teksa bënte grimin në dhomën e zhveshjes së Kimit.

“Ishte kaq e ëmbël. Dhe më pas ai tha se shkoi te varri i babait tënd dhe i kërkoi atij për leje dhe unë mbeta e habitur. Kjo është lumturi, do të doja që babai juaj të ishte këtu për ta parë. Nuk mund ta besoj që është hera e parë që ajo martohet”, shtoi me lot në sy Kris.

“Është vërtet çmenduri që ajo nuk është martuar më parë. Ndërsa unë kam pasur mjaftueshwm martesa për të gjithë ne!”, tha Kim.

Robert Sr. vdiq në moshën 59-vjeçare më 30 shtator 2003, më pak se tetë javë pasi u diagnostikua me kancer në ezofage. Përveç Kim dhe Kourtney, ai ka edhe vajzën Khloe Kardashian dhe djalin Rob Kardashian Jr. me Kris.

Fejesa e Kourtney dhe Travis nuk ishte aspekti i vetëm dramatik i episodit të së enjtes. Bateristi i Blink-182 gjithashtu hasi në disa sfida kur zbuloi se marrja e vezëve me IVF të Kourtney ishte planifikuar për të njëjtën ditë që ai po planifikonte të propozonte në Santa Barbara.

Çifti u fejua në hotelin Rosewood Miramar Beach në Montecito të Kalifornisë më 17 tetor 2021. Ai e bëri pyetjen në plazh në perëndim të diellit i rrethuar me qirinj dhe trëndafila në formën e një zemre.


You may also like