“Travel off Path”: Shqipëria ndër destinacionet kryesore evropiane për 2024-n

by admin
Spread the love

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ – Po kërkoni destinacionet bregdetare më në modë në Evropë për vitin 2024? Këto janë tre destinacionet më të nxehta për t’u vizituar këtë vit!

Disa nga destinacionet më të njohura bregdetare në Evropë si Italia apo Franca janë gjithashtu disa nga vendet më të shtrenjta dhe më të mbushura me turistë në Evropë. Këto vende janë të bukura, por gjithashtu janë të mbivlerësuara, shkruan revista amerikane e udhëtimeve “Travel off Path”.

Ne ju rekomandojmë tre destinacionet bregdetare më në modë për vitin 2024, Shqipëria, Qipro, Ishujt Balearik, që duhet të jenë në listën tuaj të udhëtimeve këtë vit.

Këto vende po kthehen ne pika te nxehta turistike, ​popullariteti i të cilave vazhdon të rritet, por ende mbeten relativisht të panjohura në mesin e udhëtarëve amerikanë.

Shqipëria

Shqipëria është një tjetër destinacion në trend në Evropë për vitin 2024.

Ky është vendi më i mirë për udhëtarët me një buxhet të limituar.

Sipas “BudgetYourTrip”, Shqipëria është një nga vendet më të përballueshme në Evropë për turistët.

Megjithëse, Shqipëria është ende relativisht e panjohur për udhëtarët amerikanë, popullariteti i saj vazhdon të rritet, duke u kthyer në një nga destinacionet më në trend të vitit.

Kjo për shkak të Rivierës së saj më të mrekullueshme në Evropë përgjatë bregdetit të saj mahnitës mesdhetar.

Ju mund të shijoni pushime në plazhet e Shqipërisë me çmime të përballueshme krahasuar me një udhëtim në Greqi apo në Kroaci, të cilat vitet e fundit janë kthyer në destinacione shumë të shtrenjta.

Vendi është konsideruar si “Maldivet e Evropës” falë plazheve të tij të bukura.

Shqipëria është gjithashtu një pikë e nxehtë për nomadët dixhitalë, pasi është një nga të vetmet vende në botë ku udhëtarët amerikanë mund të qëndrojnë deri në një vit pa viza.//a.i/

https://www.traveloffpath.com/these-are-the-top-3-trendiest-european-beach-destinations-for-2024/

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like