Transformimi i gjuhës shqipe, Edmond Tupja ngre alarmin: Pezmatohem në shpirt, do vijë dita kur do themi, “do you parlate shqipish”

by admin
Spread the love

Shkrimtari dhe akademiku i njohur, Edmond Tupja, gjatë një interviste televizive, ka folur mbi rrezikun e zhdukjes së gjuhës shqipe, apo transformimit të skajshëm të saj, si pasojë e globalizimin gjuhësor dhe kulturor.

Ndër të tjera, Tupja u shpreh se pezmatohem në shpirt kur shoh se sip o transformohet gjuha shqipe.

Tupja u shpreh se sfida që bëjnë ata që e duan gjuhën shqipe, ishte gjysma e humbur sepse njerëzit në Shqipëri vendosin interesin ekonomik, para çdo gjëje.

“Mesa duket sfida që bëjnë ata që e duan gjuhën shqipe është tashmë gjysma e humbur. Më vjen keq që po e them sepse pavarësisht përpjekjeve që po bëjnë gjuhëtarët, po shoh se nuk po fryn erë e mbarë për gjuhën shqipe dhe kombin shqiptar. Në një vend të varfër si Shqipëria, interesi kryesor është ekonomik dhe shesin jo vetëm votën por edhe shpirtin për një grusht parash. Kjo mua më pezmaton jashtë mase dhe nuk jam i vetmi fatkeqësisht. Do vijë dita që do themi: Do you parlate shqipish? Që të merremi vesh midis nesh”,– shprehet Edmond Tupja.Noa.al

You may also like