Transferimi në Arabinë Saudite, zbulohet paga e majme e Ivan Rakitiç

by admin
Spread the love

Ivan Rakitiç i ka thanë lamtumirë Sevilja në La Liga dhe do ta vazhdojë karrierën e tij si lojtar i Al Shabab në Arabinë Saudite. 

Me klubin saudit ai nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2025, ndërsa Rakitic u largua nga Spanja pas 13 vitesh, ku luajti te Sevilja dhe Barcelona. 

Sipas “Capology”, faqe e specializuar me paga jozyrtare të futbollistëve, Rakitiç do të fitojë pak më shumë se 15 milionë euro në vit te Al Shabab. 

Me këtë shifër ai ka kaluar yllin belg, anësorin Janik Karasko, i cili merr 13 milionë euro për një sezon. Të dy janë yjet më të mëdhenj të Al Shabab, çka tregon se i treti më i paguar merr rreth katër milionë euro. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like