Transferimi i bujshëm i Ronaldos – Shqip

by admin
Spread the love

Al Nassr korr sukses në rrjetet sociale, i katërti në botë

Firma me Cristiano Ronaldon e Al Nassr ka shkaktuar bujë në Arabinë Saudite edhe në rrjet. Lajmet janë të panumërta, duke gjeneruar kështu interesin e lartë të shkaktuar pas mbërritjes së portugezit. Efekti ka qenë aq i madh sa Al Nassr tashmë pozicionohet në katër klubet më të mira që kanë gjeneruar më shumë ndërveprime gjatë gjithë muajit Janar.

Klubi nga Riadi ka arritur 150 milionë ndërveprime në rrjetet kryesore sociale. Real Madrid është klubi më i ndjekur në këtë aspekt, me 209 milionë, ndjekur më pas nga PSG me 207 milionë dhe Barcelona 203 milionë, teksa e kanë kaluar shumë Al Nassr-in, por skuadra arabe ka pësuar një rritje të frikshme pasi në radhët e saj ka yllin portugez.

Al Nassr vazhdon të korrë përfitimet e operacionit të Cristiano Ronaldos. Ai tashmë e ka bërë më fitimprurëse transferimin në rrjetet e tij sociale dhe falë yllit portugez, imazhi dhe emri Al Nassr bëhet i njohur në mbarë botën.

Rritja e ndërveprimeve me Al Nassr që nga ardhja e lojtarit portugez ka qenë më se evidente. Në Tëitter ai arriti në 12.5 milionë, duke u ngjitur në Top-3 vetëm pas Barcelonës dhe Galatasaray. Llogaria Al Nassr në Instagram ka ndjekur të njëjtën rrugë , ku ka përjetuar progres që e ka vendosur në vendin e pestë. Në TikTok, 166 milionë shikuan postimet e ndryshme në llogarinë e saj.

Klan News

You may also like