Trajtim çnjerëzor në burgjet, në një dhomë janë vendosur 11 persona – Shqip

by admin
Spread the love

Nē konferencën e sotme për shtyp, Avokati i Popullit ka folur edhe rreth situatës në institucionet ndëshkuese-korigjuese, lidhur me numrin e tepërt e të dënuarve në burgje si dhe kushtet joadekuate gjë që sipas Ziberit krijon rrezikshmëri nga dhuna ndërmjet të burgosurve problem i cili nuk zgjidhet prej vitesh, informon Klan M.

”Konstatimi ështe i përgjithsheëm se në burgun më të madh në shtet “Idrizovë” në të ashtuquajturin repart të mbyllur në shumicën e hapësirave nuk respektohen rregullat evropiane të burgjeve, sipas të cilave si standard minimal për strehimin e personave të privuar nga liria kerkohen 4m2 hapësire jetese për çdo të burgosur në një qeli më shumë të burgosur, ose 6m2 hapësire jetese për një qeli me një te burgosur të vetëm. Përkundrazi, kushtet këtu janë në trajtim ç’njerëzor dhe degradues të personave të dënuar. Këtë e mbështes me situatën e hasur nga dy vizitat pasuese të MPK-së në krahun 3,4 dhe 7 si dhe në të ashtuquajturën ambulancë, të gjitha janë pjesë të repartit të mbyllur. Ditën e vizitës krahu iu tretëishin strehuar gjithsej 72 persona të dënuar. Gjatë kontrollit u konstatua se në njërën nga dhomat me sipërfaqe 14 metra katror ishin vendosur 15 ytë dënuar nga të cilët 6 të dënuar flinin në dysheke në dysheme ndërsa pjesa tjetër  në krevate në 4 kate, Në një dhomë tjetër me sipërfaqe 21 metra katror ishin vendosur 11 të dënuar” – tha avokati i Popullit, Naser Ziberi.

Ai mes tjerash tha se gjendja ishte serioze dhe shqetësuese edhe në krahun e katërt.

Një situatë serioze dhe shqetësuese u konstatua edhe në të ashtuquajturin krahu i katërt, ku ishin vendosur gjithsej 124 persona të dënuar nga të cilët 36 flinin në dysheke në dysheme të korridorit dhe përdornin një tualet. Ata mes tjerash thonë se shpesh detyrohen të bëjnë dush në repartin e pleqëve ku nuk ka as ujë të ngrohtë, tha Ziberi. /KlanMacedonia/

 

You may also like