Trajneri i Portos thotë se skuadra ka punuar për ndeshjen e dytë

by admin
Spread the love

Trajneri i Portos, Sergio Conceicao, ka thënë se për ndeshjen e dytë kundër Arsenal në kuadër të 1/16 të Champions League kishte pak kohë në dispozicion për t`u pergatitur, por është punuar seriozisht.

Ndeshja e parë e zhvilluar në tokën portugeze është mbyllur me fitoren minimale të Portos. 

Conceicao ka theksuar sfidën e kohës së kufizuar për përgatitjen, por gjithashtu dhe punën e palodhshme të skuadrës.

“Kemi pasur pak kohe për të përgatitur, por jemi përkushtuar plotësisht në trajnim. Ndaj, ndihem krenar për punën që bëmë“, ka thënë ai. 

Trajneri portugez ka vlerësuar inteligjencën taktike të skuadrës së tij në ndeshjen e parë: “Kemi kuptuar mirë hapësirat dhe kemi qenë të aftë për të goditur kundërshtarët tonë. Arsenal mund të ketë pasur më shumë kontroll mbi topin, por ne kemi qenë ata që kemi krijuar më shumë rrezik për ta”, është shprehur ai.

You may also like