Trajneri i Junajtid vazhdon të mbrojë skuadrën, Ten Hag: Duhet të qëndrojmë të bashkuar

by admin
Spread the love

Erik ten Hag vazhdon që të mbrojë skuadrën e tij edhe pse po bën një sezon të tmerrshëm: “Ne u përpoqëm. Uest Hemi nuk po vraponte pas nesh për një periudhe të gjatë në lojë dhe më pas ata arritën të gjenin golin dhe pastaj sigurisht që kjo e inkurajoi ekipin e tyre.

Ata ishin shumë agresiv në fazën mbrojtëse dhe që nga ai moment u bë edhe më e vështirë për të krijuar shanse. Në vitin 2023 ne fituam një Kupë, luajtëm finalen e Kupës FA, ishim të tretët në kampionat.

Kemi shumë lojtarë të dëmtuar, kështu që skuadra do të jetë më e mirë nëse të lënduarit kthehen në vitin e ardhshëm. Duhet të jemi të qetë, të qëndrojmë së bashku, t’i përmbahemi planit, këtë duhet ta bëjmë së bashku”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like