Trajneri çek, viktima e rradhës e Shqipërisë, pas trajnerit të Polonisë të shkarkuar nga humbja në Tiranë!

by admin
Spread the love

Shqipëria i ka shkaktuar një humbje të rëndë Çekisë.

Pas disfatës me shifrat 3-0 kundër kuqezinjëve në Arenën Kombëtare, çekët mund të mbesin pa Europianin e Gjermanisë. Kjo do të ndodhte për herë të parë që nga viti 1993, ku Çekia u shkëput nga Çekosllovakia.

Sipas gazetares Lucie Machacova, pjesë e gazetës së njohur në Çeki, “MF DNES”, Silvhavy është shkarkuar dhe nuk do të jetë më pjesë e Çekisë. Njoftimi zyrtar do të vijë në javën e ardhshme, por pritet më shumë që të martën të kemi gjithçka të zyrtarizuar.

Trajneri i ri mund të jetë, po sipas gazetares çeke, Tripsovsky, trajneri i Slavias së Pragës do të drejtojë Slavian e Pragës dhe Çekinë njëkohësisht, të paktën për dy ndeshjet e nëntorit. Slavia e Pragës po kryeson edhe grupin e Europa League, teksa do të përballet në muajin nëntor ndaj Romës.

Ndërkohë një tjetër media sportive çeke flet për Vitezslav Lavicka si zëvendësuesin e Silvhavit. Sai ka drejtuar Śląsk Ërocłaë në vitet 2019-2021.

Federata Çeke e Futbollit pret që Silhavy të jap dorëheqjen në mbrëmjen e sotme pas ndeshjes me Ishujt Faroe, për të kursyer 250 mijë euro. Por nëse kjo nuk ndodh, ashtu siç pritet, Çekia do të zyrtarizojë shkarkimin e Silhavy të martën dhe do të zyrtarizojë trajnerin e ri.


Top Channel

You may also like