“Tradhtari është tradhtar”/ U vra nga shërbimi sekret, babai dënon dezertimin e pilotit rus: U soll si një Judë, shiti veten për thërrime

by admin
Spread the love

Babai i pilotit që dezertoi ushtrinë ruse vitin e kaluar tha se nuk ishte i befasuar kur dëgjoi për vdekjen e djalit të tij “Juda”, disa ditë pasi policia gjeti trupin e tij të qëlluar për vdekje në Spanjë.

Maksim Kuzminov, një pilot rus, u largua nga Rusia në gusht 2023, duke fluturuar me helikopterin e tij Mi-8 në Ukrainë nga vija e frontit dhe duke u dorëzuar tek autoritetet. Ai u gjet i vdekur në qytetin spanjoll Villajoyosa pranë Alicante më 13 shkurt, ku thuhet se jetonte me një identitet të rremë.

Në një prononcim për mediat ruse, babai i Kuzminov, Oleg Sivaev shihej aspak i surprizuar kur dëgjoi lajmin për vdekjen e djalit të tij.

Sigurisht, unë e prisja që kjo gjë t’i ndodhte atij”– tha Sivaev, i cili u tha gazetarëve se nuk e kishte parë djalin e tij që nga viti 2013. “Tradhtari është tradhtar. Ndjeva se ai sillej si një Judë, dhe në të njëjtën kohë më vjen keq për të që e shiti veten për thërrime. Tradhtoi atdheun, të afërmit e tij.”

Autoritetet spanjolle po hetojnë vdekjen e Kuzminov, por ato kanë ofruar pak informacion deri më tani. Zëdhënësja e qeverisë Pilar Alegría nuk iu përgjigj pyetjeve nëse Kuzminov ishte nën mbrojtjen e policisë spanjolle në kohën e incidentit, duke thënë se rasti ishte “nën hetim”.

Burime në shërbimet e inteligjencës spanjolle i thanë gazetës spanjolle El País se nuk e dinin që Kuzminov ishte në Spanjë, pasi ata nuk ishin të informuar për mbërritjen e tij. Burimet e shërbimeve spanjolle të inteligjencës kanë akuzuar Kremlinin për orkestrimin e vrasjes së Kuzminov, duke paguar persona të armatosur.


Top Channel

You may also like