Totti këshillon Romën: Mendoni mirë para se t’ia vazhdoni kontratën Dybalas

by admin
Spread the love

Francesco Totti është idhulli më i madh që kanë pasur tifozët e Romës në histori të këtij klubi.

Kapiteni legjendar i Romës ka folur së fundmi për klubin e tij të zemrës, ku një deklaratë e tij ka bërë jashtëzakonisht të madhe në Itali.

Totti ka këshilluar ish-skuadrën e tij të mendohet mirë para se t’i vazhdojnë kontratën sulmuesit argjentinas.

Sipas legjendës italiane Dybala është një futbollist i shkëlqyer, por problemi mbetet te lëndimet e shpeshta të tij, pasi ai në shpesh raste luan vetëm 15 ndeshje në sezon.

“Dybala është një lojtar i shkëlqyer, por për rinovimin varet shumë nga planet që kanë drejtuesit e klubit. Nëse unë do të isha një prej drejtuesve atëherë do të mendohesha për një lojtar që gjatë sezonit luan 15 ndeshje”.

“Nëse kam për të arritur objektiva të rëndësishëm dhe lojtari kryesor luan vetëm një të tretën e ndeshjeve të sezonit, atëherë sigurisht që do të mendohesha gjatë. Lukaku? Nëse objektivi është për të fituar ndeshjet atëherë Lukakun do ta mbaja me çdo kusht”, u shpreh Totti.

Deklarata e Tottit ka bërë bujë të madhe në Itali, pasi Dybala është idhulli i ri i tifozëve të Romës.

Dybala këtë edicion ka humbur nëntë ndeshje me Romën shkaku i lëndimeve, shtatë në Serie A dhe dy të tjera në Ligën e Evropës.

30-vjeçari është futbollisti kryesor i Giallorosëve ku në 28 ndeshje zyrtare këtë edicion ka realizuar 14 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.

You may also like