Tottenham i katërti me “manita”, West Ham likuidon Evertonin

by admin
Spread the love

Tottenham është treguar i pamëshirshëm kundër Newcastle, duke e mposhtur me përmbysje me rezultatin 5-1. Skuadra e Antonio Conte ngjitet për momentin në vendin e katërt me pikë të barabarta me Arsenalin, që ka dy ndeshje më pak.

Tottenham pësoi e para, nga Schar në minutën e 39-të, por reagoi dhe barazoi që në pjesën e parë, me Davies. Pjesa e dytë nisi në mënyrë fantastike, pasi në 20 minuta shënuan Doherty, Son Heung-Min dhe Emerson Royal, kurse në fund shënoi edhe Bergwijn.

ÇEKIÇËT – Pas humbjes në derbi kundër Tottenham, West Ham United është rikthyer te fitorja. “Çekiçët” mposhtën me rezultatin 2-1 skuadrën e Everton, që vazhdon të mbetet pranë zonës së ftohtë të rënies nga Premier League.

Cresswell ndëshkoi skuadrën e Frank Lampard dhe pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0. Everton reagoi dhe në fillim të pjesës së dytë barazoi me anë të Holgate. West Ham u kundërpërgjigj dhe për pesë minuta shënoi golin e epërsisë dhe të fitores me anë të Bowen.

Premier League – JAVA 31
West Ham-Everton 2-1
Shënues:
Cresswell 32’, Bowen 58’ / Holgate 53’

Tottenham-Newcastle 5-1
Shënues:
Davies 43’, Doherty 48’, Son Heung-Min 54’, Emerson Royal 63’, Bergwijn 83’ / Schar 39’

Foto: Tottenham Hotspur, Twitter

You may also like