Totre transferohet në Ukrainë, Tirana zyrtarizon largimin e mesfushorit

by admin
Spread the love

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar largohet zyrtarisht nga skuadra kampione e Shqipërisë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Instagram, Tirana zyrtarizon largimin e Ennur Totre tek ukrainasit e Vorskla Poltava.

“Faleminderit Ennur Totre. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Ennur Totre në klubin Ukrainas FC Vorskla Poltava dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur.

Të lumtur që kishim në organikën tonë një lojtar me vlera që vërtetoi sërish se KF Tirana është trampolina më e mirë drejt suksesit ndërkombëtar.

Klubi, stafi dhe lojtarët i urojnë suksese të mëtejshme në karrierë”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv

You may also like