Toni Kroos vë një bast interesant për Granit Xhakën – Shqip

by admin
Spread the love

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka bërë një parashikim interesant për karrierën e Granit Xhakës në Bundesligë.

Ylli i Real Madridit ka thënë në një emision televiziv se Xhaka do të ketë numrin më të madh të kartonëve të kuq në Bundesliga këtë sezon.

“Xhaka përfundimisht do të ketë numrin më të madh të kartonëve të kuq. E vlerësoj atë si lojtar shumë të mirë. Por ai, po ashtu, është temperament dhe kjo mund të ndodhë” ka thënë Kroos.

Megjithatë shifrat mund ta demantojnë mesfushorin gjerman. Tashmë janë bërë dy vite që kur Xhaka ka marrë në futboll karton të kuq në fushë.

Xhaka është transferuar te skuadra e Bayern Leverkusen pas një karriere prej shtatë viteve te Arsenali.

You may also like