Tomori i befason të gjithë, kërkon të jetë gati për Interin

by admin
Spread the love

Fikayo Tomori i befason të gjithë dhe kërkon të jetë në fushën e lojës për derbin kundër Interit. Mbrojtësi anglez i Milanit kreu një ndërhyrje kirurgjikale në meniskun e gjurit dhe i duhej të qëndronte jashtë fushave të lojës për 1 muaj, por duket se rikuperimi i tij ka ecuri mjaft mirë.

“Sipas Tuttosport”, lojtari kuqezi ka një plan konkret bashkë me përgatitësit atletikë dhe stafin mjekësor të klubit për të qenë në listën e lojtarëve të grumbulluar për derbin e Milanos, i cili do të luhet më 5 shkurt në orën 18:00.

Tomori duhet të shtrëngojë dhëmbët edhe për faktin se titullari tjetër i Milanit, Simon Kjaer është i dëmtuar. Derbi ndaj Interit konsiderohet si treni i fundit i “Djallit” për të shpresuar tek titulli kampion. Në rast të një humbje, atëherë zikaltrit do të thellonin diferencën. /Oversport.tv

You may also like