Tmerri i legjendës angleze të futbollit: Djali im u verbua nga një sëmundje e pashërueshme. Unë do t’i jepja atij sytë e mi…

by admin
Spread the love

Jeta e futbollistit legjendar Majkëll Ouen (44), fitues i Topit të Artë në vitin 2001, u kthye përmbys kur zbuloi se djali i tij Xhejms (17) ishte diagnostikuar me sëmundjen e pashërueshme Stargardt. Sëmundja e Stargardt shkakton degjenerim të qelizave të epitelit të pigmentit të retinës dhe shtresës fotoreceptore. Pikërisht për shkak të kësaj sëmundjeje, Xhejms i ri, para se të arrinte moshën madhore, u verbua.

-“Po, është diçka me të cilën duhet të jetojë dhe të përshtatet. Ai do të thotë për mua më shumë se çdo gjë në botë, nëse unë mund t’i jepja sytë dhe t’i zëvendësoja, do ta bëja. Por jeta i dha letra të tilla, nuk ka kuptim të pendohesh për atë që nuk ke ndikim në jetë. Ai nuk mendon pse është”, tha Ouen për “Daily Mail”.

Ouen tha se në fillim e kishte shumë të vështirë të merrej me diagnozën që iu bë djalit të tij, i cili kurrë nuk do të mund të jetonte plotësisht i pavarur.

Ouen: Lajmi më shpërtheu

Megjithatë, pavarësisht rrethanave të vështira të jetës, Ouen dëshiron të qëndrojë pozitiv. Ai dëshiron të mbështesë djalin e tij.

– “Unë kthehesha në shtëpi i zemëruar nga shkolla sepse nuk mund të bëja disa gjëra që fëmijët e tjerë munden t’i bënin. Disa njerëz bënin shaka me mua. Unë atëherë isha një person krejtësisht tjetër. Unë isha shumë më negativ për këtë sëmundje. Tani unë shoh gjithçka në një mënyrë shumë më pozitive. Babai im është përgjegjës për këtë. Ai më ndihmoi për këtë. Unë jam një person më i lumtur për shkak të tij, ai më mësoi edhe si të bëj shaka me veten…”, u shpreh djali i ish-sulmuesit të kombëtares angleze.

Megjithatë, nuk ishte gjithmonë aq pozitive.

– “Unë u shkatërrova 12 apo 13 vjet më parë kur ai u diagnostikua për herë të parë dhe kur kuptuam se çfarë do të thoshte për jetën e tij. Për shembull, ai nuk do të jetë në gjendje të drejtojë makinën. Ai nuk do të jetë në gjendje të bëjë ‘atë’ bisedë për futbollin në pub-in lokal me mua dhe gjyshin e tij. Ne e dimë se si t’i bëjmë ato biseda, por ai nuk mund të shohë televizor, kështu që ai nuk është pjesë e atyre bisedave “- shtoi Ouen për Daily Mail dhe theksoi …

oue

– “Por e di çfarë?! Ne flasim për gjëra të tjera. Ne qeshim për tema të tjera, ai mund të dëgjojë, ai mund të bëjë shaka dhe të qeshë. E di që shumica e njerëzve janë të tillë, por nuk mund të jem negativ. Unë kurrë nuk zgjohem dhe mendoj: ‘Oh, i gjori Xhejms, sytë e tij!’ Zgjohem dhe mendoj se sa djalë i mirë është. Është thjesht fantastike. Kjo nuk është një histori e bujshme, ne marrim vetëm gjëra pozitive nga kjo…”

Babai dhe djali Ouen në fund të intervistës bënë shaka se tani duhet të kalojnë më shumë kohë së bashku, gjë që është ‘gjëja më e mirë për një baba, por gjëja më e keqe për një djalë’.

Ouen lutet çdo ditë që një ditë të gjendet një kurë për djalin e tij.

– “Ju lutem gjeni një kurë për të. Unë jam duke pritur me gishta të kryqëzuar dhe duke ndërgjegjësuar vazhdimisht për këtë sëmundje. Megjithatë, ne nuk do të kalojmë vetëm pesë vitet e ardhshme dhe thjesht do të rrimë me shpresë. Ne jetojmë jetën, nëse ndodh diçka, shkëlqyeshëm. Nëse jo, ai do të ketë ende një jetë të shkëlqyer”, përfundoi legjendar anglezi, i cili luajti 89 ndeshje për kombëtaren dhe shënoi 40 gola.

PANORAMASPORT.AL

You may also like