Tmerr në Kroaci: Vrau gruan, nënën dhe më pas kreu vetëvrasje

by admin
Spread the love

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur sot në Goricë të Madhe të Kroacisë.

Një burrë ka vrarë nënën në shtëpi dhe më pas ka shkuar pas gruas së tij, të cilën e ka vrarë me armë zjarri në një dyqan.

Pasi u arratis dhe u ngujua në shtëpinë e tij, ai u vetëvra, raporton index.hr.

Qytetarët e Goricës së Madhe kanë mbetur të tronditur pas krimit të frikshëm.

“Një çmenduri e plotë. Ishte i zbathur dhe në të brendshme, me pushkë në dorë, burri hyri në dyqan pas gruas së tij, e cila po ikte në panik dhe i kërkonte ndihmë ndërsa e ka qëlluar”, thotë njëri prej dëshmitarëve.

Ndryshe, autoritetet kroate kanë nisur hetimet dhe informacionet e para do të dalin gjatë ditës së sotme.

MARKETING



You may also like