Tjetër përforcim për Erzenin, Xhelil Asani firmos me klubin shijakas

by admin
Spread the love

Erzeni është i papërmbajtshëm në merkato. Klubi shijakas ka zyrtarizuar ditën e sotme blerjen më të re: Xhelil Asani është zyrtarisht një lojtar i Erzenit.

Mbrojtësi 26-vjeçar ka një eksperiencë të madhe, pasi është aktivizuar në shumë kampionate dhe rikthehet në Superiore pas 6 vitesh.

“Klubi i Futbollit Erzeni ka arritur të nënshkruajë me mbrojtësin anësor Xhelil Asani , i cili pritet të jetë një vlerë e shtuar në repartin e prapavijës.

I lindur në Kërçove të Maqedonisë se Veriut , Asani do të rikthehet pas gjashtë vitesh në Abissnet Superiore pas disa eksperiencash në Maltë, Bjellorusi, Maqedoninë e Veriut, Uzbekistan, Bosnje Hercegovine, Rusi dhe Amerikë .

Mbrojtësi i majtë 26-vjecar ka luajtur për këto ekipe Vellazerimi, Bylis, Metalurg Skopje, Pembroke, Torpedo Zhodino, Shkendija Tetove, Mash’al, Mladost Kakanj, SKA Khabarovsk, Pitssburgh, Rudar Prijedor”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv

You may also like