Tjetër hap i rëndësishëm për rinovimin e Skriniar, caktohet një takim i ri mes palëve

by admin
Spread the love

Milan Skriniar dhe Interi janë duke hedhur hapa të rëndësishëm për rinovimin e kontratës. Mbrojtësi sllovak po punon së bashku me agjentët e tij dhe drejtuesit zikaltër që të hedhin firmën në kontratën e re.

Mediat italiane raportojnë se është caktuar një takim i ri për sa i përket rinovimit të kontratës. Të dyja palët kanë rënë dakord që më 16 nëntor të zhvillohej një “Video Call” ku do të flitet për kushtet e kontratës së re.

Kontrata aktuale e Skriniar përfundon në fundin e këtij sezoni, por mbrojtësi sllovak dëshiron të mbajë veshur fanellën zikaltër. Nga ana tjetër edhe drejtuesit e Interit po kërkojnë të njëjtën gjë, por nyja që duhet zgjidhur është paga që Skriniar do të përfitojë.

Zikaltrit deri më tani kanë ofruar 6 milionë euro, ndërsa Skriniar ka pretendime më të larta. Për këtë arsye, palët janë duke punuar që shuma të ritet në formë bonusesh. Më parë për Skriniar kishte një ofertë nga PSG e cila i ka ofruar 9 milionë euro në sezon. /oversport.tv

You may also like