Tiron Jahjaga: NATO nuk siguron vetëm stabilitetin, por edhe mirëqenien e anëtarëve të saj

by admin
Spread the love

Zv/ministri i mbrojtjes Tiron Jahjaga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për arritjen e standardeve të NATO-s, tha se integrimi në këtë strukturë është një proces i vazhdueshëm.

“Sa i përket opinionit është me rëndësi se këtu kur përmendet NATO thirren vetëm në nenin numër 5 atë për mbrojtje kolektive. Është shumë me rëndësisë të dihet edhe ajo që në bazë të traktatit të kësaj organizate, përkatësisht neni 1 i këtij traktati, përveç asaj që promovon stabilitet promovon edhe mirëqenie. Kështu që NATO-ja nuk duhet të merret si strukturë e cila mbron vetëm stabilitetin, por ajo siguron edhe mirëqenien e anëtarëve të saj. Kemi nenin dy po të njëjtit traktat, i cili ndërlidhet me formësimin e institucioneve të lira, formë që neve na tangon brenda shtetit. Mendoj që anëtarësimi jonë do të na ndihmoj që këto vlera neve ti avancojmë”, tha Jahjaga.

Jahjaga tha se të gjitha standardet e NATO-së marrin kohë që të realizohen.

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like