Tiron Jahjaga: Deri në vitin 2029 do të shpenzohen 900 milionë euro për blerjen e armëve

by admin
Spread the love

Deri në vitin 2029 janë të paraparë të shpenzohen diku 900 milionë euro për blerjen e armëve. Kështu tha zv/ministri i mbrojtjes Tiron Jahjaga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke shtuar se kjo bëhet për të modernizuar armatën.

“Këto janë të dedikuar për ngritjen e nivelit të mbrojtjes kolektive. Këtu parashihen blerja e autoblindave, e të gjitha sistemeve të cilat kërkohen në suazë të standardeve të NATO-s”, tha Jahjaga, raporton SHENJA.

Jahjaga tha se NATO-ja ka standardet e veta dhe segmenti i kompatibilitetit është mjaft i rëndësishëm.

“Ti kur do të jesh në teren forcat tona duhet të komunikojnë me anëtarët tjerë të NATO-s. Kështu që të gjitha pajisjet apo i gjithë ky modernizim bëhet në suazë të standardeve të NATO-s. Ky modernizim që bëhet drejtpërsëdrejti nga anëtarët e NATO-s. Këtu janë të përfshira SHBA si aleati kryesor, Franca, Turqia dhe disa shtete tjera”, deklaroi Jahjaga.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like