“Tirana Youth Run”/ Gara më e madhe e atletikës për moshat nga 8 deri në 18 vjeç

by admin
Spread the love

Për herë të parë pas shumë vitesh në Tiranë është mundësia dhe u zhvillua një aktivitet atletike, mes fëmijëve të shkollave të mbarë vendit që merren me këtë disiplinë sportive.

Në Pistën e atletikës pranë parkut kombëtarë të Liqenit Artificial, presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi i vuri theksin pikërisht këtij impianti të dedikuar për disiplinat e vrapimit, për të cilat ai vetë dikur në rolin e trajnerit të Luiza Gegës iu desh të endej rrugëve të vendit apo edhe jashtë për ta stërvitur atë.

“Dua të ndaloj pak tek infrastruktura, jemi në pistën e atletikës, olimpike, që është për herë të parë vetëm e atletikës dhe po them që edhe në rajon nuk ka asnjë pistë tjetër që përdoret vetëm për atletikë. Disa gjëra duken sikur janë të pamundura dhe kur kam shkuar tek zyra e kryetarit të bashkisë m’u duk vërtet sikur po diskutonim diçka që do të ishte shumë e vështirë për t’u bërë por ai e bëri kaq të thjeshtë, më tha për tre ditë tha do të fillojnë punimet dhe për tre ditë filluan. Kjo është vërtetë për ta përgëzuar dhe falenderuar që edhe atletika sot ka shtëpinë e vet këtu në Tiranë”, tha president i FSHA, Taulant Stërmasi.

Ndërkohë të pranishëm në ceremoninë e çeljes së garave kretari i bashkisë të Tiranës, Erion Veliaj, ishte përkrah dy kampionëve të Evropës, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj.

“Dy kampionë të cilët kanë dalë kampion në kushte jashtëzakonisht të vështira. Kampionia jonë e Evropës nuk ka patur një pistë të tillë. Madje kujtoj me Taulantin që i duhej të shkonte në Elbasan, disa herë i duhej të shkonte në Kenia, disa herë Bullgari disa herë edhe Izmiri është stërvitur jashtë sepse nuk i kemi patur këto kushte. Kjo do të thotë që mund të bëhesh kampion pavarësisht kushteve, ama kur i kemi edhe kushtet është disi më e lehtë. Mendoj që sot nuk është e nevojshme që të bëhen më ato sakrifica që Luiza, Taulanti apo Izimiri kanë bërë”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ndërkohë në daljen e saj të parë në një aktivitet sportiv, ministria e re e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastriliu, ka theksuar edhe një herë prioritetet e qeverisë për të shtuar numrin e të rinjve që merren me sport.

“Objektivi i qeverisë shqiptare dhe i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve është masivizimi i sportit dhe ne duam që sporti të futet kudo nëpër shkolla ashtu sikurse ia kemi dalë që me klasat sportive më shumë se 4000 nxënës të jenë të angzhuar në të gjitha disiplinat sportive. Por unë në këto ditë të para si ministre kam vajtur dhe kam parë se sa shumë palestra të reja kemi nëpër shkolla dhe pikërisht në shkolla fillon edukimi për sportet”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit.

Më tej aktiviteti vazhdoi me garat e moshave të ndryshme të vrapimit, mes djemve dhe vajzave të shkollave të vendit.


Top Channel

You may also like