Tirana rekord fitoresh, tifozët ëndërrojnë festën e dyfishtë

by admin
Spread the love

Tirana kryeson kampionatin shqiptar me 5 pikë më tepër se Partizani, kur duhen dhe pesë javë nga fundi i sezonit.

Bardheblutë e Orges Shehit i kanë bërë gjërat siç duhet deri në këtë pikë të kampionatit.

Ndërkohë, edhe në Kupën e Shqipërisë Tirana fitoi 3-0 në gjysmëfinalen e parë me Teutën, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales.

Skuadra kryeqytetase po kalon momentin më të mirë gjatë këtij edicioni. Pasi ka marrë pesë fitore radhazi në Superiore, pa përfshirë suksesin në Kupë me durrsakët.

Gjatë këtij sezoni, asnjë skuadër tjetër nuk ka patur një rendiment të tillë me pesë fitore radhazi. Statistikë që konfirmon formën e shkëlqyer që po kalojnë kampionët në fuqi.

Tirana do të luajë ndaj Teutës në “Niko Dovana”, ndërsa më pas është radha e derbit me Partizanin, para se të shkojë në Laç. Skuadra po kalon moment shumë të mirë. Tifozët shpresojnë të festojnë dyfish: fitimin e titullit dhe Kupës.


Top Channel

You may also like