Tirana në normalitet pas reshjeve, Veliaj: Plot energji e diela te fushat multisportive në Parkun e Liqenit

by admin
Spread the love

Tirana në normalitet pas reshjeve, Veliaj: Plot energji  e diela te fushat multisportive në Parkun e Liqenit

Pas dy ditëve me reshje të dendura shiu, Tirana i është kthyer normalitetit. Qytetarët kanë vijuar me rutinën e tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar disa foto nga fushat multisportive në Parkun e Liqenit Artificial ku të rinjtë kanë shfrytëzuar ndalimin e reshjeve për të vijuar me aktivitetet sportive.

“Plot ENERGJI e diela te Fushat Multisportive në Parkun e Liqenit”, shkruan Veliaj. Pas rehabilitimit të tij nga Bashkia Tiranë tetë vite më parë, Parku i liqenit është një nga mjediset më të preferuara për qytetarët e Tiranës, veçanërisht fundjavave.

 

 

You may also like