Tirana mbërrin në Batumi të Gjeorgjisë për ndeshjen e kthimit

by admin
Spread the love

Skuadra e Tiranës udhëtoi mëngjesin e sotëm drejt Batumit në Gjeorgji, për ndeshjen e kthimit që do të luaj ditën e enjte ndaj Dinamos së Batumit, siç raporton gazetari i Top Channel që ndjek skuadrën Endi Tufa.

Pasi një udhëtoi me charter prej 3 orësh e 40 minuta bardheblutë zbritën në Gjeorgji ku pasditen e sotme do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja dhe konferencën për shtyp të trajnerit Orges Shehi dhe kapitenit të ekipit.

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e parë eliminatorë të Conference League. Takimi i parë i luajtur në Tiranë u mbyll me sjifrat 1-1 ku Tirana barazoi në minutën e 93′-të me Regi Lushkjan.

Ky rezultat lë hapur kualifikimin për këtë ndeshje kthimi ku gjithçka fillon nga zero.


Top Channel

You may also like