Tifozët kuqezi nuk zhgënjejnë `San Siro` plot edhe ndaj Rennes

by admin
Spread the love

Tifozët kuqezi nuk zhgënjejnë edhe këtë herë, sepse skuadra ka ofruar shumë kënaqësi në javët e fundit dhe pjesërisht sepse ky qenë një trend i këndshëm prej disa kohësh në “San Siro”.

Dhe kështu për Play Off-in e Europa League, pavarësisht se nuk është një ndeshje e Ligës së Kampionëve, rreth 66 mijë shikues priten të enjten në mbrëmje në ndeshjen kundër Rennes.

Prezenca franceze është mjaft e dukshme: për tifozët e Rennes kjo është padyshim një ndeshje ikonë, një mbrëmje gala që nuk duhet humbur (përveç faktit që kuqezinjtë e Francës po kalojnë edhe një moment të shkëlqyer forme).

Parashikimet flasin për të paktën 7 mijë mbështetës të ardhur nga përtej Alpeve, një eksod që ka detyruar Milanin të marrë masa të veçanta për të përballuar numrin e madh të kërkesave.

Zgjidhja, e rënë dakord me UEFA-n, Selinë e Policisë dhe Rennes, është zgjerimi i sektorit të miqve, pra Unazës së Tretë të Gjelbër, kapaciteti i së cilës është pak më pak se 4500 persona.

You may also like