Thuram: Griezmann i jashtëzakonshëm, pres me padurim të mposht Atleticon

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, foli për “Sportmediaset” në prag të ndeshjes së parë me Atleticon në Champions:

“Atletico është një skuadër shumë e fortë, me lojtarë të mrekullueshëm. Ne po e përgatisim si ndeshjet e tjera të kampionatit dhe kupës, me qetësi dhe duke punuar shumë”.

Atletico Madrid ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Me cilën skuadër do të përballeni?

Po, më parë ata luanin me një mbrojtje shumë të ulët. Tani ata luajnë futboll shumë të mire, me lojtarë të rëndësishëm si Griezmann, Morata dhe Depay. Do të jetë një ndeshje e mirë. Antoine është një djalë i jashtëzakonshëm, një lojtar i jashtëzakonshëm.

A mund të rriteni më shumë nga këto përplasje të Championsit, duke pasur parasysh ndikimin e këtij kompeticioni në Serinë A?

Po, ashtu si kampionati. Atletico vjen në “San Siro” për të luajtur një ndeshje të mrekullueshme. Për mua është e mrekullueshme të luash ndeshje të tilla.

Pas ecurisë së vitit të kaluar, a është tani Champions League më shumë se një ëndërr dhe një mundësi?

Ne duam të hyjmë në fushë për të fituar, çdo ndeshje është një mundësi për të bërë mirë./Shqip


Top Channel

You may also like