“Thuaju prindërve të mi se i dua”, mesazhi i fundit i pilotit 21-vjeçar para rrëzimit të avionit

by admin
Spread the love

Mediat amerikane kanë bërë publike mesazhin e fundit që pilot 21-vjeçar dha para se të vdiste. Avioni tij me një motor Piper 180 u rrëzua të martën.

Sipas kanalit WUFT, 21-vjeçari iu lut kontrollorëve të trafikut ajror që ta ndihmonin pasi nuk arrinte të kishte një pamje të qartë në zonën ku po fluturonte.

 “Nuk besoj se mund ta mbaj avionin pa zbritur”, tha piloti i ri, i cili e kishte blerë avionin vetëm dy javë më parë.

“Po humb lartësinë, thuaj prindërve që i dua” ishte komunikimi i fundit i 21-vjeçarit me kontrollorët e trafikut ajror, përpara se të rrëzohej me shpejtësi të madhe.

Sipas raportimeve, avioni me një motor ishte nisur sipas rregullave VFR, që do të thotë se piloti duhet të kishte qëndruar larg zonave me re dhe në një lartësi prej të paktën 300 metrash mbi tokë.

Pak para nisjes, një kontrollues i trafikut ajror thuhet se i tha pilotit të ri që të priste e pak para se të nisej që kushtet e motit të përmirësoheshin.

Vlerësimi paraprak i Autoritetit të Aviacionit Civil të SHBA ishte se avioni u rrëzua në rrethana të panjohura.


Top Channel

You may also like