“Thirrje raciste dhe terrorizim i lojtarëve”, Egjipti ankohet për tifozët e Senegalit

by admin
Spread the love

Senegali mposhti me penallti Egjiptin duke vulosur edhe fatin e tyre për të marrë pjesë në Kupën e Botës, “Qatar 2022”. Megjithatë, pas sfidës në fushë, beteja ka kaluar në të tjera instanca pasi Egjipti ka bërë një ankesë zyrtare kundër Senegalit në të cilën ata pretendojnë se skuadra e tyre ishte subjekt i racizmit dhe se ishin terrorizuar nga tifozët vendas në Dakar.

Shoqata Egjiptiane e Futbollit [EFA] publikoi një komunikatë ku tregonte se kishin paraqitur një ankesë zyrtare kundër Senegalit përpara ndeshjes pasi autobusi i tyre ishte dhunuar nga tifozët vendas, si dhe gjatë ndeshjes ekipi i tij rra preh e thirrjeve raciste dhe kërcënuese.

Shembulli më i mirë vinte nga Mohamed Salah që përgjatë gjithë takimit shoqërohej nga drita jeshile e lazerave në fytyrë.

“Skuadra egjiptiane rra viktimë e racizmit pas shfaqjes së banderolave ​​fyese në tribuna që synonin lojtarët egjiptianë, veçanërisht Mohamed Salah.

Për më tepër, tifozët senegalezë terrorizuan lojtarët egjiptianë duke hedhur shishe dhe gurë ndaj tyre gjatë nxehmjes, si dhe sulmuan autobusin e ekipit egjiptian, vepër që shkaktoi thyerje xhami dhe disa lëndime, gjë që u dokumentua me foto dhe video bashkëngjitur ankesës”, shkruhej ndër të tjera në deklaratën e Egjiptit. /oversport.tv

Foto: Egypt National Football Team, Twitter

You may also like