Thirje për uljen e tensioneve midis Shkupit dhe Sofjes – Shqip

by admin
Spread the love

SHBA-të PËRSHËNDESIN DEESKALIMIN E RETORIKËS MIDIS DY VENDEVE

Në rritje janë presionet dhe thirrjet për uljen e tensioneve Shkup – Sofje, për shkak se përplasjet paraqesin pengesë serioze për ndryshimet kushtetuese që duhet të zbatohen në Maqedoninë e Veriut.

Thirrje të ngjashme, sic njofton KlanM, u dëgjuan edhe Ministrat e Jashtëm, të Maqedonisë së Veriut dhe Çekisë, Bujar Osmani dhe Jan Lipavski.

“Në rrethana të vështirësuara punohet në realizimin e obligimeve për ndryshimet kushtetuese, për shkak të përkeqësimit të fundit në raportet me Bulgarinë, që janë si rezultat i provokimeve të shkaktuara nga persona që këtë e kanë si temë rezervë kur në horizont shfaqen zgjedhjet. Koha është të ndalet ky cikël I raporteve të përkeqësuara” – tha Bujar Osmani.

Ministri i Jashtëm I Çekisë, Jan Lipavski, nga Shkupi me mesazhin se duhet të vazhdohet dialogu Shkup – Sofje për t`I sqaruar të gjitha çështjet midis dy vendeve.

“Ka qëllime të qarta që duhet të realizohen, detyra që RMV-ja duhet t`i plotësojë përmes parlamentit, por situate duhet të menaxhohet në mënyrë që të ulen tensionet dhe të zhvillohet dialog pozitiv” – tha Jan Lipavski.

Ndërkaq, sic njofton KlanM, Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur shënimin e qetë të ditëlindjes së Goce Dellçevit më 4 Shkurt si dhe përpjekjet e liderëve të RMV-së dhe Bulgarisë për deeskalimin e retorikës së ndërsjelltë, duke përsëritur se SHBA-të mbështesin integrimin e plotë euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Përgatiti: Avni Tahiri

TI RAPORTON!

You may also like