Thikë në burg ndaj këtij polici famëkeq amerikan – Shqip

by admin
Spread the love

Në vitin 2020, oficeri i policisë i cili u filmua duke u gjunjëzuar në qafën e George Floyd për më shumë se nëntë minuta u godit me thikë nga një i burgosur tjetër në burgun federal në Tucson.

Derek Chauvin, një ish-oficer policie në Minneapolis, i dënuar për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd, u godit me thikë në një burg federal dhe u plagos rëndë, raportoi Associated Press.

Vrasja e Floyd ndezi protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në botë kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit.

Derek Chauvin, një oficer policie i bardhë u filmua më 25 maj 2020 duke u gjunjëzuar në qafën e George Floyd për më shumë se nëntë minuta, me fundin final marrjen e jetës të një njeriu me ngjyrë.

Chauvin u godit me thikë nga një tjetër i burgosur në burgun federal në Tucson, raportoi agjencia, duke cituar një burim të ditur.

Chauvin po vuan 21 vjet burg për shkelje të të drejtave civile të Floyd dhe 22.5 vjet të tjera për vrasje.

Gjithsej katër oficerë policie u dënuan për vrasjen e Floyd, për të cilin u dyshua se kishte paguar me një kartëmonedhë të falsifikuar prej 20 dollarësh në një dyqan aty pranë. Kjo më pas do e çonte drejt momentit fatal, vdekjes. /tesheshi.com/

 

You may also like