Theret me thikë 20 vjeçari në natën e ndërrimit të motmoteve, 103 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore

by admin
Spread the love

Në Qendrën urgjente në Shkup mbrëmjen e kaluar janë kryer 103 kontrolle, ndërsa në Klinikën për toksikologji 23, shkruan SHENJA.
Përpos lëndimeve të shkaktuara nga tre aksidente trafiku, është sjellë edhe një pacient 20 vjeçar i cili gjatë sulmit fizik është therur me thikë.
Ai është pranuar në klinikën për kirurgji torako-vaskulare dhe është në gjendje stabile.
Në Klinikën për toksikologji të gjitha rastet kanë qenë me dehje akute dhe asnjë pacient nuk është ndaluar. Pas kontrolleve pacientët janë lëshuar në shtëpi.
Shumica prej tyre kanë qenë gra. Më i riu 14 vjeç ndërsa më i vjetri 63. /SHENJA/

MARKETING



You may also like