“The Guardian”: Banjat e Bënjës mes nëntë ujërave termale më terheqëse natyrore në Evropë

by admin
Spread the love

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ – Kabinat e saunave në plazhe dhe banjat termale luksoze në terrene janë ndër vendet që udhëtarët dëshirojnë për t’u çlodhur, shkruan në një artikull e përditshmja britanike “The Guardian”.

Banjat e Bënjës të Shqipërisë janë renditur mes nëntë ujërave termale më terheqëse natyrore në Evropë.

Pafundësia e kaltër, Shqipëria

Banjat termale të Bënjës në jug të Shqipërisë janë një perlë e vërtetë.

Ujërat termale të Bënjës, te cilat njihen sibanjat termale të Bënjës ndodhen 14 km larg qytetit te Përmetit.

Banjat termale ndodhet pranë lumit Langaricë, një degë e lumit të Vjosës, një nga lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë të Evropës.

Vizitorët mund ta kalojnë ditën duke u zhytur në burimet natyrore dhe duke u mbuluar me baltën e pasur me squfur, e cila thuhet se ka veti terapeutike.

Gjithashtu, vizitorët mund të shijojnë madhështinë e luginës, urën e saj të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltërt të qiellit shqiptar.

Media britanike “The Guardian” ka publikuar nëntë burimet termale më të bukura natyrore në disa vende të botës:

Ujërat termale të Bënjës, Shqipëri

Ujërat termale në Edipsos, Greqi

Ujërat termale në liqenin Garda, Itali

Ujërat termale në “Salt and Ember”, Irlandë

Ujërat termale “Széchenyi”, Budapest

Ujërat termale në plazhin Porth Tyn Tywyn

Ujërat termale në “Caldea spa”, Andorra

Ujërat termale në “Moseltherme”, në Traben-Trarbach, Gjermani

Ujërat termale në “Cieplice Śląskie-Zdrój”, Poloni  //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like