Teuta mund Tiranën 0-2/ Humbet dhe Vllaznia me Kastriotin që ndodhet i fundit në renditje

by admin
Spread the love

Edi Martini di si mundet Tirana, trajneri shkodran i njeh mirë bardheblutë dhe i ka mposhtur sërish.

Në “Air Albania” feston Teuta, që ia doli të triumfojë 0-2. Durrsakët humbën edhe një penallti dhe luajtën për më shumë se 20 minuta me një lojtar më pak.

“Djemtë e detit” morën avantazhin në minutën e 10’ me anë të Emiliano Vilës, ndërsa në minutën e 41-të Kallaku shpërdoroi nga pika e bardhë, duke humbur mundësinë e dyfishimit.

Ishte Visar Bekaj ai që priti goditjen e lehtë të fantazistit, duke mbajtur në lojë Tiranën, që mori një tjetër bonus në minutën e ’73-të, kur Gruda mori kartonin e dytë të verdhë dhe la Teutën me 10 futbollistë. Edhe goli i dytë për Teutën u shënua nga Vila në minutën e ’79.

Surpriza tjetër erdhi nga Shkodra aty ku Kastrioti i vendit të fundit mori një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesën. Vllaznia nuk arriti të shfrytëzonte humbjet e Tiranës dhe Partizanit për t’u afruar edhe më shumë me kreun. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën 30 të pjesë së parë nga Mihasa.


Top Channel

You may also like