Teuta dhe Kukësi “rilindin” në miqësore, Valbona surprizon Erzenin

by admin
Spread the love

Skuadrat e Superiores vazhdojnë të shfrytëzojnë këto ditë pushimi (për shkak të Kupës së Botës, Katar 2022) duke vazhduar përgatitjet për të arritur formën maksimale. Teuta, Kukësi dhe Erzeni kanë qenë të impenjuara në sfida miqësore gjatë ditës së sotme.

Tekniku i ri Edi Martini ka debutuar me fitore në rikthimin në krye të pankinës së Teutës. “Djemtë e detit” kanë mposhtur 4-1 Besëlidhjen në miqësoren e luajtur në “Kompleksin Tropikal Durrës”. Golat e skuadrës durrsake u shënuan nga Ledio Beqja, Erando Karabeci, Rubin Hebaj dhe Aldirt Oshafi, ndërkohë që në këtë sfidë u aktivizuan shumë nga lojtarët e grumbulluar nga tekniku Martini.

Kukësi është ndeshur me Luzin në “Olympic Park” në Durrës në një tjetër sfidë miqësore. Verilindorët kanë fituar me rezultatin 2-1 këtë takim. Gjelbërim Taipi ka zhbllokuar sfidën në pjesën e parë, por kavajasit kanë bararazuar rezultatin dhe pjesa e parë është mbyllur 1-1. Në fraksionin e dytë të lojës është Zivkovic  ai që shënon golin e fitores për kuksianët.

Edhe Erzeni ka luajtur një sfidë miqësore kundër Valbonës, të cilët kanë surprizuar shijakasit duke i mposhtur me rezultatin 2-1. Erzeni mbyll pjesën e parë në avantazh 1-0, por tropojanët përmbysin gjithçka në pjesën e dytë.

Në orën 15:30 do të zbresë në fushë edhe Partizani për të luajtur një miqësore kundër Nassaji Mazandaran në Turqi. Këtë sfidë mund ta ndiqni live në platformën Tibo në kanalin “Partizani Channel”. / Oversport.tv

You may also like