Testohet ilaçi kundër plakjes tek qentë – Shqip

by admin
Spread the love

Shkencetarët në Teksas po eksperimentojnë rapamicinën që në një të ardhme të afërt të përdoret edhe tek njerëzit

A mund t’i ndihmojë miku më i mirë i njeriut të ndalojë plakjen e njerëzve? Studiuesit në Shtetet e Bashkuara po analizojnë se si qentë plaken.

Ata po eksperimentojnë një ilaç që mund të ngadalësojë procesin e plakjes së qenit dhe potencialisht ta përdorin atë në një të ardhme të afërt si një ilaç kundër plakjes tek njerëzit.

Drejtuar nga shkencëtarët në Universitetin e Uashingtonit dhe Universitetin A&M të Teksasit, projekti i plakjes së qenve ekzaminon ciklin e jetës së qenit përmes të dhënave shëndetësore të mbledhura nga pronarët e rreth 44,000 qenve të të gjitha moshave dhe racave në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Veterinerja Virginia Williams synon ta bëjë qenin e saj pjesë të këtij projekti në Spitalin e Kafshëve të Vogla të Universitetit të Teksasit A&M.

“Jake dhe unë shpresojmë të jemi pjesë e Projektit të Plakjes së Qenve . Ai po kalon hapat për të parë nëse ai kualifikohet për një mjekim eksperimental  në planin afatgjatë, shpresojmë se do të ndihmojë qenin të jetojë më gjatë dhe jetë më të shëndetshme. Ai është rreth 10 vjeç shumë i shëndetshëm. Mund të them që po plaket. Ai nuk hidhet dhe del nga makina aq lehtë sa dikur. Por ai ka shëndet shumë të mirë. Ne ushtrohemi çdo ditë së bashku dhe ai ka cilësi të shkëlqyer të jetës”.

500 prej këtyre qenve do të marrin pjesë në testim. Ilaçi quhet rapamicina dhe përdoret normalisht në trajtimin e kancerit dhe transplantimit të organeve që është treguar se ngadalëson procesin e plakjes te minjtë në hulumtimet e mëparshme.

Prova klinike 1-vjeçare e rapamicinës do të jetë e fokusuar në qentë më të mëdhenj të paktën shtatë vjeç. Rapamicina ndryshon metabolizmin e një kafshe, gjë që mund të zgjasë jetën sipas Dr. Genna Atiee, një asistente profesore në Kolegjin e Mjekësisë Veterinare dhe Shkencave Biomjekësore të Universitetit A&M të Teksasit.

Atiee shpjegon se si funksionon ilaçi te qentë.

“Ilaçi në vetvete ka disa veti vërtet unike dhe ndryshon metabolizmin në shumë mënyra të ndryshme. Por ai ul sasinë e stresit në thelb në trup dhe mënyrën se si ne e interpretojmë stresin nga një nivel qelizor. Ne mendojmë se me kalimin e kohës, kjo mund të ndikojë në mënyrën se si ne plakemi. Dhe ka shumë prova vërtet të shkëlqyera nga modelet e kafshëve të vogla. KY është një projekt shumë herë e më i madh, më gjithëpërfshirës duke shpresuar më vonë që të veprojë edhe për njerëzit”.

Në Prill, Jake, një hybrid mes Golden Retriever dhe Australian Shepherd, u ekzaminua në Spitalin e Kafshëve të Vogla të Universitetit të Teksasit A&M në College Station, për të parë nëse ai duhet të merrte rapamicinën.

“Ne i bëmë një ekokardiogramë Jake.  Kjo u bë për të parë strukturën dhe funksionin e zemrës së tij, duke kontrolluar të gjitha valvulat e zemrës dhe shpejtësinë e rrjedhjes së gjakut nëpër zemër për t’u siguruar që ai ka një zemër të shëndetshme dhe se ai është kandidat për këtë studim. Kështu në thelb zbuluam se ai duket shumë mirë. Ai ka një ndryshim të lehtë të plakjes në valvulën e tij që ne e presim nga një qen i moshës së tij”.

Ky projekt ka nxitur gjithashtu edhe kureshtjen e shumë pronarëve që disponojnë një qen në shtëpitë e tyre.

Shoku me katër këmbë i Nancy Harkins, Luke, është një nga pjesëmarrësit në projektin Dog Aging.

“Unë pres që qeni im të jetojë deri në 10-12 vjet. Por nëse ai merr ilaçin, ndoshta do t’ia zgjasë jetën edhe tre vjet, ndoshta. Unë dua që ai të jetë i shëndetshëm dhe aktiv. Mjekët çdo muaj duan që ju të raportoni për statusin e qenit. Nëse ai është më i përgjumur, a ka të vjella, i ka humbur flokët. Qeni që unë kam ka qenë mirë, nuk bën disa lëvijze të shpejta si dikur pasi ka humbur pak peshë. Fakti që ky projekt  mund të ndihmojë pronarët e ardhshëm të kafshëve shtëpiake të kenë sërish kafshën e tyre për disa vite të tjera pranë është qershia mbi tortë”.

Veterinerët janë shprehur se nëse rapamicina tregon rezultate të kënaqshme në zgjatjen e jetës së qenve dhe kalon pengesat e nevojshme rregullatore për miratim, ajo mund të përdoret nga njerëzit si një ilaç kundër plakjes në të ardhmen, duke pasur parasysh disa ngjashmëri midis qenit dhe njerëzve.

Klan News

You may also like