Termokosi shtrin rrjetin në mbi 120 objekte – Zëdhënësja thotë se s’ka indikacion që do të ketë rritje

by admin
Spread the love

Ngrohtorja e kryeqytetit “Termokos” do të zgjerojë rrjetin edhe në mbi 120
objekte ku do të investohen 13 milionë euro, ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj
ndërmarrje, Afërdita Uka- Fejzullahu në një intervistë për Ekonomia
Online ka thënë se shtrirja e gypave të ngrohtores është duke u bërë në lagjen
Mati 1.

Sipas, Uka-Fejzullahut në rrjet do të kyçen 40 objekte në lagjen Mati 1 dhe
86 objekte në Ulpianë, Dardani dhe Bregun e Diellit.

“Projekti për rehabilitimin dhe zgjerimin e projektit të ngrohjes i cili ka
filluar vitin e kaluar është investim nga Qeveria gjermane në vlerë 12 milionë
euro. Mirëpo projekti sapo ka filluar realizimin në lagjen Mati 1 në rrugën
Muharrem Fejza dhe përreth. Janë shtuar 40 objekte banesore në këtë lagje”.

“Mbi 1 milion euro ka investuar Termokos ndërsa 12 milionë euro Qeveria
gjermane në mënyrë që të kyçen edhe 40 objekte banesore që të mos mbesin jashtë
objektit të ngrohjes. Ndërsa objekte të vjetra banesore që do të kyçen në
rrjetin e ngrohjes janë 86 objekte të vjetra banesore që shtrihen në qendër,
Ulpianë, Dardani dhe Bregu i Diellit”, tha Uka-Fejzullahu.

Sa i përket shtrenjtimit të tarifave të ngrohjes, Uka-Fejzullahu theksoi se
deri më tani nuk kanë indikacione që do të ketë ngritje të çmimit.

“Sa i përket shtrenjtimit të tarifave të ngrohjes kjo nuk është përgjegjësi
e jona. ZRrE është autoriteti i vetëm rregullativ i tarifave të ngrohjes për
ne. Ne kemi aplikuar për shqyrtimin e tarifave të reja për sezonin e ardhshëm.
Jemi në pritje të një përgjigje nga ZRrE. Deri më tani nuk kemi indikacione se
do të ketë ngritje të çmimit të tarifave të ngrohjes”.

Tutje, ajo tha se janë në realizimin e projektit për energjinë solare. Ai
shtoi se kanë probleme të vazhdueshme me konsumatorë borxhlinjë të cilët kanë
grumbulluar fatura të papaguara në vlerë 18 milionë euro që nga paslufta deri
më tani, raporton EO.

“Fondi nga Qeveria Gjermane prej 12 milionë euro do të vazhdojë edhe
vitin e ardhshëm. Do të ketë kyçje të objekteve banesore në një pjesë të lagjes
Arbëria. Jemi në realizimin e planeve për projektin për energjinë solare i cili
është në fazën e studimit të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Me këtë projekt
do të bëhet një zgjidhje e përhershme për ngrohje. Ku do të furnizohen dy lagje
të reja Arbëria dhe lagja Tophane”, tha ajo.

“Sado që kemi një numër të madh të konsumatorëve të cilët janë të rregullt lidhur me pagesat e faturave të ngrohjes të cilëve u jemi falënderues për rregullsinë në këto pagesa në saj të cilëve ka funksionuar për vite të tëra Termokos. Kemi probleme të vazhdueshme me konsumatorë borxhlinjtë të cilët kanë grumbulluar fatura të papaguara dhe vlera e borxhit arrin diku 18 milion euro që nga paslufta deri më tani. Një pjesë e tyre nuk kanë shfrytëzuar as ligjin për faljen e borxheve i cili ka qenë në fuqi deri në fund të vitit 2014. Një pjesë e tyre kanë paguar borxhin me këste”.

You may also like