Tërmet te Juventusi, Andrea Agnelli jep dorëheqjen së bashku me drejtuesit e tjerë

by admin
Spread the love

Një tërmet i vërtetë ka ndodhur në shtëpinë e Juventusit pasi të gjithë drejtuesit e klubit kanë dhënë dorëhqejen. Sipas mediave italiane, nisur nga Presidenti Andrea Agnelli, zv.presidenti Paved Nedved dhe drejtori Maurizio Arrivabene kanë hequr dorë nga detyrat e tyre te Juventusi.

Shkak mendohet të jetë Operacioni Prisma që çoi në rishikimin e buxhetit te Juventusi pasi kishte disa parregullsi. Një vendim surprizë ky që u morr në mbledhjen e fundit të bordit drejtues të zhvilluar në Continassa.

Së bashku me Agnellin, Nedved dhe Arrivabene, kanë dhënë dorëheqjen gjithashtu edhe Laurence Debroux, Massimo Della Ragione, Katryn Fink, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio, Giorgio Taçhia dhe Suzanne Keywood. Përfundon kështu një prej periudhave më të arta të Juventusit që me Andrea Agnellin në krye vendosi rekordin me 9 tituj radhazi të fituara. /oversport.tv

Foto: juventus.com

You may also like