“Tentuam deri në fund për Haaland”, drejtori: Arritëm në limite, por nuk ndryshojmë politikë

by admin
Spread the love

Erling Haaland mund të konsiderohet pa dyshim si transferimi më i spikatur i merkatos së shkuar verore.

Norvegjezi kaloi nga Borussia Dortmund në radhët e Manchester City teksa është përshtatur menjëherë me jetën në Angli duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të kampionatit, madje duke vendosur edhe rekordin për më shumë gola në një sezon të Premier League, 35 deri më tani.

Në fakt, te City duhet të ndjehen me fat që Haaland përfundoi në Angli duke qenë se kërkesat për ta transferuar ishin të shumta dhe një nga pretendentët kryesorë ishte Bayern Munich. Së fundmi, një nga drejtuesit e bavarezëve, Oliver Kahn shprehet se tentuan deri në fund për të firmosur me Haaland, por e kishin të pamundur të shpenzonin më shumë se sa i lejon struktura e klubit me gjermanët të cilët janë të njohur për politikën që ndjekin në lidhje me shpenzimet në merkato.

“Para një viti, provuam gjithçka për të transferuar Haaland. Bëmë gjithçka ishte e mundur dhe arritëm deri në limitet tona financiare. Por, në fund na u desh të merrnim një vendim nëse do ta prishnim apo jo strukturën tonë financiare dhe menduan se nuk ishim të përgatitur për diçka të tillë. Bayern nuk funksionon në këtë mënyrë”, u shpreh Kahn.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like