Tentojnë t’i grabisin vilën, familjen e Gattusos e shpëtojnë qentë!

by admin
Spread the love

Vjedhjet e shtëpive të futbollistëve gjatë kohës që këta të fundit ndodhen në fushën e blertë duke luajtur, janë kthyer në një shqetësim të madh.

Në shënjestrën e hajdutëve ka përfunduar edhe vila e Gennaro Gattusos.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së premtes teksa po luhej sfida Valencia-Cadiz (0-1). Mundo Deportivo dhe Las Provincias raportojnë se një bandë hajdutësh tentuan të hynin në shtëpinë e ish-mesfushorit italian.

Brenda vilës në një provincë rreth 4 km larg qendrës së qytetit të Valencias, ishte familja e Gattusos. Për fat të mirë, keqbërësit nuk ia arritën qëllimit si pasojë e sistemeve të larta të sigurisë, funksionimit të tyre dhe qenve të pranishëm.

Gattuso ka bërë denoncimin në policinë spanjolle, që po punon për të identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.


Top Channel

You may also like