Tendencë e koordinuar kundër të arriturave të shqiptarëve në RMV – Shqip

by admin
Spread the love

DEKLARATA E VUÇIQIT

Deklarata e Vuçiqit se Albin Kurti dëshiron ta rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin dhe BDI-në është propagandë që ka për qëllim të dëmtojë Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut – thotë Kryeministri Talat Xhaferi.

E gjithë kjo, sipas tij, është në suaza të një fushate të përgjithshme propaganduese që bëhet nga shumë anë.

“Fakti i ndërhyrjeve nuk mund të përkufizohet vetëm te Vuçiqi, fatkeqësisht ka mjaft ndërhyrje siç mund ta ndiqni nga mediat. Është tendencë e koordinuar kundër BDI-së, por jam i bindur që qytetarët mund t’i definojnë qartë këto elemente dhe kjo është propagandë gjoja kundër BDI-së, por në esencë është kundër arritshmërive të shqiptarëve si popull këtu. Ajo që propagandohet se gjoja po na dilka zot Vuçiqi, mendoj se e kanë të qartë edhe fëmijët në djep se cili është qëllimi i fundit i kësaj përpjekje” – tha Talat Xhaferi.

Prononcimi i Kryeministrit Xhaferi vjen pas reagimeve të shumta që erdhën nga opozita shqiptare, ku sic u tha, duke sulmuar Kurtin, Vuçiqi rreshtohet krah partive në pushtet. /tvklan.mk/

You may also like